Connect with us

Politike

Rama e lëshoi, Vuçiçin e hutoi, a është ‘Ballkani i Hapur’ në prag të kolapsit?

“Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nisma ‘Open Balkan’ e ka përmbushur misionin e saj dhe se është koha që të gjithë të kthehen në rrugën drejt Bashkimit Evropian, pra procesit të Berlinit, i cili do hapte derën e anëtarësimit të plotë në BE” – Shkruan Klix .

Portali në Bosnje Hercegovinë citon edhe presidentin serb i cili, i hutuar, u shpreh se nuk e besonte që Rama ta kishte thënë diçka të tillë dhe se “Ballkani i hapur është një ide autonome dhe autoktone e popujve të Ballkanit” dhe se “çdo iniciativë rajonale” ai e konsideronte “superiore ndaj atyre të vendeve të huaja”.

Nga ana tjetër, për mininstrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, reagimi i Ramës ishte vetëm reagim emocional i ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Klix.bh shkruan që Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të presë samitin e Berlinit në tetor 2023, ndërsa vendi  po “përgatitet për një hap të madh përpara”.

Sipas portalit, “Është e qartë se teksa nga njëra anë Vuçiç po i fiton betejat e tij në skenën evropiane dhe botërore, dhe ndërsa Kosova është nën sulmin e sanksioneve amerikane dhe të BE-së, presidenti serb duket se do të humbasë mbështetjen e aleatit të tij më të madh rajonal, Edi Ramës.

“Ka mundësi që kryeministri shqiptar të ketë marrë ndonjë shkelje syri nga BE-ja, pra që Procesi i Berlinit të jetë e vetmja nismë e bashkëpunimit rajonal që është në përputhje me Unionin Europian” – thuhet në editorialin e Klix

Advertisement