Connect with us

Shkrime

‘Rama e përdor Saliun si gogol’

Nga Spartak Ngjela

SPAK ka dalë në formimin e tij si ndihmë që po jep Perëndimi për të luftuar korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri.

Po situata politiko-shoqërore si po precipiton sot në këtë luftë antikorrupsion në Shqipëri?

Carl Gustav Jung na Ka thënë:

Kur na drejton mençuria, nuk ka konflikt midis mendimit dhe ndjenjës.

Po Shqipërinë sot, mençuria po e drejton?

Jo, se mençuria është ende larg në drejtimin e Shqipërisë.

Dhe në e dimë se Intelekti na sjell tek dija, por dija na bën të mençur. Prandaj pavarësisht nga niveli i mençurisë që individi e ka që nga lindja e tij, është dija, shkolla dhe zhvillimi intelektual i individit që i jep atij pavarësinë e mendimit.

Nuk është emri yne ose mbiemri i fisit që na jep individualitetin tonë shoqëror, por është dija, profesioni dhe pranimi yt nga opinionit publik si një person i njohur që e sjellin këtë.

Dhe këtu zëne fill politika dhe partitë politike të një vendi demokratik.

Pikërisht ky është individualiteti ynë.

E pra, pas lindjes tënde, personalitetin tënd është dija ajo që ta jep.

Dhe dija vjen nëpërmjet shkollës.

Dhe shkolla do nivel.

Niveli i një kombi është i barabartë me nivelin e shkollës, sepse niveli i shkollës na krijon nivelin e dijes në një shoqëri.

Por, si është niveli i shkollës sot në Shqipëri?

Niveli i shkollës sot në Shqipëri është nën nivelin e shkollës të kohës së komunizmit.

Pse?

Dy janë arsyet: ose në 32 vjet po na drejtojnë injorantët

Ose ka 32 vite që po na drejtojnë antishqiptarët që janë të lidhur me armiqtë tanë shekullorë.

Saliu ishte një nga këta.

Po Rama?

Për Ramën nuk dimë gjë, kurse për Saliu na e kanë vërtetuar aletatat tanë ndërkombëtarë.

Por Saliu është i arrestuar për korrupsion, dhe është nongrata në Amerikë, po për korrupsion.

Kurse Rama qan për Saliun.

Po mos u habisni se Shqipërinë e ka drejtuar vijimisht absurditeti.

Po si ka mundësi që Rama të jetë me Saliun?

Rama nuk e ka aleat Saliun, por është ajo që kemi thënë:

Saliu është i diskredituar përpara shoqërisë shqiptare. Por pushteti vjen nga vota. Shumë mirë. Por ama, Rama do pushtetin, dhe, sa kohe që Saliu është drejtuesi i Partisë Demokratike, Rama fiton zgjedhjet me garanci të plotë, sepse Saliu nuk pranohet nga shqiptarët si shumicë absolute.

Po partia Demokratike?

Partia Demokratike është viktimë e një njeriu antihistorik.

Si mund të jetë më Perendimin e zhvilluar një parti politike në Shqipëri, kur lideri i saj, Sali Berisha, është nongrata në Amerikë.

Ja këtu merr fund çdo diskutim.

Ne shqiptarët, pa forcën e Amerikës si aleati ynë i madh, kurrë nuk do të ishim dy shtete shqiprare në Ballkan: Shqipëria dhe Kosova.

Prandaj diskutimi nuk vijon më, sepse, po je nongrata në Amerikë, je edhe kundër Shqipërisë. Dhe ky arsyetim është i saktë dhe përfundimtar.

Atëherë, Rama mban Saliun si gogol që të jetë vijimisht në pushtet, në një kohë që Saliu është nongrata në Amerikë dhe nuk mund të jetë me të ardhme në një Shqipëri evropiane.

Po Shqipëria, demokracia e liria e saj?

Po ku pyet Rama per demokracinë në Shqipëri. Ai do pushtetin.

Ja, cila është situata politike sot në Shqipëri:

Saliu ka urrejtje shoqërore, por drejton opozitën, opozita drejtohet nga një individ që është i padëshiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse e gjithë mbrojtja jonë sot vjen nga NATO dhe Uashingtoni – a e kuptoni se ku jemi?

Rama mban Saliun, domethene për pushtetin e tij.

Atëherë, Rama është kundër Shqipërisë.

Kjo është gjendja e sotme.

Por, si mund të rregullohet kjo?

Vetëm SPAK e ka ne dore.

SPAK duhet të nxjerrë sa më shpejt në gjyq Saliun, dhe, mbas tij, të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri.

Denimi i Saliut, jo vetëm që shpëton politikisht Partinë Demokratike, por dobëson edhe Ramën në zgjedhjet e ardhshme, të cilat nuk janë larg.

Kjo është gjendja.

Domethënë që SPAK ka në dorë fatin e të ardhmes së Shqipërise dhe shqiptarëve, dhe SPAK drejtohet nga ndërkombëtarët, dhe nga aleatët tanë të mëdhenj.

Dhe vetë SPAK drejtohet sot nga ekspertë ndërkombëtarë.

Të shihim, ekspertët ndërkombëtarë që po drejtojnë SPAK, a do ta çlirojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga zgjedha e korrupsionit Sali e co?

Unë them se Po.

Atëherë…

Prisni e shikoni…

Advertisement