Politike
Rama i përmend Salianjin, Grida Dumës: E meritoi arrestimin, mezi kam pritur…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimet e bujshme të politikanëve, ndërsa është “akuzuar” nga gazetarët në “Top Story” për qëndrimin e tij me dy standarde.
Duke folur për drejtësinë gjatë këtyre 12 viteve, Rama foli për një përmisim të dukshëm, teksa u shpreh i bindur se garancia përfundimtare për barazinë para ligjit në Shqipëri mund të merret vetëm kur të futet në BE.
Nërkohë, lidhur me qëndrimin me dy standarde ndaj drejtësisë, Rama tha se ka komentuar vetëm vendimin e formës së prerë.
Referuar rastit të Salianjit, kreu i socialistëve e konsideroi si vendimin më të merituar.
“Rasti i Salianjit, historik për drejtësinë dhe kundër shpifjes. Është dënuar me meritë të plotë, e meritoi.
Mirë do ishte t’i kishte ndodhur edhe ndonjë tjetri. Mezi e prita që në Shqipëri të dënohej dikush për shpifje”, u shpreh Rama përballë Grida Dumës.

