Connect with us

Kosova

Rama i prerë: S’ka vullnet në Kosovë për rezolutë të përbashkët kundër Gjykatës Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për Gjykatën Speciale tha se nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të përbashkët mes dy vendeve kundër Gjykatës Speciale. Në një intervistë në “Jehona politike” në Klan Kosova, Rama tha se tha se gjyqi në Gjykatës Speciale ka shumë farsë në vetëvete.

“Nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë përtej partive politike të cilës ne do t’i bashkoheshim menjëherë ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj gjithë kësaj farse sepse ka shumë farsë në këtë mes”, tha Rama.

Rama tha se historia e Gjykatës Speciale do të lë gjurmë tek vendet që e sponsorizojnë atë, duke thënë se në një moment do të zgjohen për ta reformuar këtë lloj sistemi.

“Pa shkuar në parashikime ogurzeza, e gjithë kjo histori është një histori shumë e trishtueshme dhe zhgënjyese që unë kam përshtypjen që do të lë gjurmë tek vendet që e sponsorizojnë këtë gjykatë dhe kam përshtypjen që në një moment të caktuar do të zgjohen për ta reformuar këtë lloj sistemi kaq zhgënjyes. Por, fatkeqësisht, në momentin që flasim, nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër përveç se të ndjekim procesin duke shpresuar që në fund do të ketë një dritë ndërgjegjeje në momentin e marrjes së vendimit dhe nuk do të jetë deri në fund një tunel pa dritë si ky që ka qenë deri tani”, tha ai.

Advertisement