Politike
Rama ironizon opozitën: Nëse këta të penxhereve do të zinin derën e qeverisë
Kryeminstri Edi Rama ka folur për SPAK duke deklaruar se falë vullnetit të PS, Prokuroria e Posaçme ka këtë forcë. Ai tha se në rast se në qeveri do të ishte opozita aktuale, atëherë, SPAK nuk do të funksiononte njësoj. “Pse mendoni ju se në rast se do vinin këta të penxhereve dhe do zinin derën e qeverisë, do kishte SPAK-u këtë forcë? Forca që ka SPAK i vjen nga individët, por ka pasur edhe më parë individë të ndershëm por nuk i ka lënë njeri të ngrinin kokën. Kurrë nuk do funksiononte njësoj, se nuk do e linin këta me njëmijë e një poshtërsira siç kanë bërë gjithmonë. Ky është kontributi më i madh që PS mund t’i jepte Shqipërisë ndër gjenerata. Kjo është gjëja më e rëndësishme dhe detyra jonë është ta bëjmë të pakthyeshme sepse kjo mund të kthehet. Sepse mund të kthejë nëse kthen timoni”- tha Rama.