Connect with us

Politike

Rama iu shmang pyetjes lidhur me Ahmetajn, Berisha: Kësaj i thonë MAT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, një sekuencë të shkurtër kur kreu i qeverisë Edi Rama nuk kishte asnjë përgjigje ndaj pyetjeve të gazetares Ambrozia Meta.

Gazetarja e pyeti Ramën për Vangjush Dakon, Safet Gjicin, Rrahman Rrajën dhe Arben Ahmetaj. Po kështu e pyeti nëse do të anulohen kontratat e inceneratorëve, duke qenë se pronarët e tyre vazhdojnë të marrin para, ndonëse janë në kërkim.

Kryeminitri Rama nuk kishte asnjë përgjigje në lidhje me të gjitha këto raste, ndërsa tha se duhej ti referoheshin fjalimit të tij që mbajti pasi i hoqi mandatin Arben Ahmetajt, dhe i dha SPAK-ut lejen për ta arrestuar.

Për këtë, Berisha bashkëngjitur videos në fjalë shkruan: Kësaj i thonë MAT! sb

 

Advertisement