Connect with us

Politike

Rama: Jemi vetëm 27 metra larg finishit, PS është flakë, do çuditeni më 16 maj…

Kryeministri Edi Rama është shprehur se në 16 maj Tirana do të bëhet epiqendra e politikës europiane.

Komentet Rama i bëri në rubrikën ‘Sy m’Sy’ në rrjetet sociale, teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Po ashtu Rama tha se nga zgjedhjet e 11 majit na ndajnë vetëm 27 ditë dhe sipas tij, PS është në një nivel shumë të mirë për të arritur te fitorja.

“Kemi pasur një moment shumë të bukur dje në sheshin “Skënderbej” me fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla, “Arte dhe zeje”, të cilët do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës, që do të ndërtohet tek kopshti i Skënderbeut, nën monument, ku do të mirëpriten udhëheqësit e kontinentit. Më 16 maj Tirana bëhet epiqendra e politikës europiane. Janë shumë tema në tryezë, dhe i pranishëm do të jetë edhe kancelari i ri i Gjermanisë.

Ky do të jetë një promovim tjetër i Shqipërisë si destinacion, moment tjetër i rritjes së kuotave tona në arenën ndërkombëtare, fuqizim i imazhit, gjithashtu dhe moment promovimi edhe i Shqipërisë turistike, sepse do të jemi në ekranet e të gjithë botës. Në sprintin final të 27 metrave të fundit drejt finishit, po rritet energjia e përgjithshme politike. PS është flakë”, tha Rama.

Advertisement