Connect with us

Politike

‘Me karar…’/ Rama ka dy fjalë për Berishën dhe Metën

Kryeministri Edi Rama tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë e shkuara. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duan që të marrin peng Bashkitë për t’u mbrojtur nga drejtësia. Ndaj edhe kërkoi nga socialistët e tij që të flisnin sa më pak për ta në fushatë, edhe pse e pranoi se do t’i përmente pasi e kundërta do të ishte e pamundur. Por ajo që ra në sy është fakt që në asnjë moment nuk përmendi Enkelejd Alibeajn, i cili gjithashtu ka kanditatët e tij në garë, si kundërshtar.

“Fjalët tona duhet të flasin më pak për kundërshtarët tanë. Nuk ka mundësi që të mos flasësh fare, por ju lutem me sa më shumë karar dhe pa harruar që njerëzit presin prej nesh shumë më shumë se ç’mund të presin edhe ata që janë shumë larg PS-së prej atyre që kemi përballë. E po me të drejtë ne nuk na falin as fijen e flokur kurse atyre as lëkurën e ujkut. Ata duan të marrin peng sa më shumë Bashki, sa më shumë Shqipëri, shqiptarët për, t’u mbrojtur nga drejtësia që vonon, por që ka më pak shans që të harrojë.

Unë sot nuk kam asnjë këshillë më të mirë për t’iu dhënë demokratëve për hir të asaj që ishte PD, sesa t’ju them mos e lidhni fatin me qytetet tuaja, fatin e pastrimit, të qendrave shëndetësore, të hapësirave të gjelbrat me dy hije të se kaluarës që rrezikojnë t’ju ndajnë nga treni i zhvillimit kombëtar, t’ju hedhë në erë urat e bashkëpunimit. Ua them demokratëve në të gjithë Shqipërinë, sidomos në Shkodër dhe zona të tjerët, se në pjesën dërrmuese demokratët dhe kur gabojnë i ndihmojnë socialistët t’i mbajnë në rrugën e duhur. Me, ose pa ju, Shqipëria do ecë përpara. Kandidatët tanë nuk janë të rënë nga qielli, por kemi provën se asnjëri prej tyre nuk është aq mendërisht i lënduar si ata që i japin fytyrën, zërin, karrierën në dispozicion 2 hijeve që turpërojnë Shqipërinë. Njerëzit i kanë lënë ato mbrapa se janë kufoma të një të shkuare që nuk bëhet me e ardhme”, tha Rama.

Advertisement