Connect with us

Politike

Rama kritikon Dredhën në sy të gjithë socialistëve: Me lekët që financon televizionin, paguaj topograf nga Tirana

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj funksionimit të Kadastrës së Vlorës, duke e cilësuar këtë institucion si “simbolin më kuptimplotë të pisllëkut dhe korrupsionit në historinë e shtetit shqiptar”.

Gjatë një dalje publike, Rama kritikoi edhe mënyrën se si po menaxhohet situata në këtë institucion, duke përmendur rastet e emërimeve të papërshtatshme dhe fondet e përdorura për qëllime të diskutueshme.

Ai u ndal edhe tek mungesa e profesionistëve në terren, duke ironizuar faktin që, sipas tij, në vend që të investohet në kapacitete teknike, paratë përdoren për qëllime të tjera, siç është financimi i një televizioni në Vlorë.

 

 

“Simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori. Në Kadastrën e Vlorës janë ndërruar 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut, kaluam në krahun tjetër. Të vihen njerëz jashtë fushës, e papranueshme. Në vend të financosh një televizion në Vlorë, merr e paguaj një topograf, sille nga Tirana me ato lekë”, tha ai.

Advertisement