Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Rama kundër BE? Gjekmarkaj: Më mirë vonë se kurrë! Sulmi terrorist në veri, tregoi se Kurti kishte të drejtë

Ndryshimin e kursit të qëndrimit të Shqipërisë në raport me BE-në sa i përket sulmit terrorist në veri të Kosovës, deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj thotë se është i vonuar, por thekson se “më mirë vonë se kurrë”. I ftuar në emisionin “Debat” në A2 CNN, Gjekmarkaj tha se qeveria shqiptare nuk ka bërë detyrën e saj në raport me Kosovën. “Më duket një reflektim i vonë, por më mirë vonë se kurrë. Kjo qeveri ka pasur një problem thelbësor me Kosovës, ka tentuar të sillet me një patetikë të lartë, duke u sjellë kështu ne e kemi cenuar pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.  Ne kemi detyrimin të jemi ndihmuar, të rakorduar dhe që të përballojmë së bashku të gjitha sfidat, në ketë punë nuk e kemi bërë mirë”, tha Gjekmarkaj. Situata në veri, për Gjekmarkaj, është tregues se Albin Kurti ka pasur të drejtë.“Ky është një ndryshim kursi dhe nga presioni i brendshëm dhe dinamikat e ngjarjes, që u ranë të drejtë Kurtit për disa sjellje që është kritikuar shumë në Shqipëri dhe në Kosovë. Mënyra se si e administroi këtë ngjarje e spostuan të drejtën mjaft afër Kurtit”, përfundoi Gjekmarkaj

Advertisement