Kosova
Rama-Kurti nxjerrin shpatat/ ‘Lufta’ e vëllezërve
Sot në Gjakovë ishte caktuar të mbahej një mbledhje e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, në kuadër të mbledhjeve të tilla për të rritur bashkëpunimin mes dy shteteve.
Por kryeministri Edi Rama konfirmoi dje se nuk ishin dakordësuar me kryeministrin Kurti për zhvillimin e kësaj mbledhjeje.
Ky zhvillim i rendësishëm tensiono edhe më tepër marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës pas tallazeve të vazhdueshme gjatë viteve të fundit.
Rama dhe Kurti kanë patur një marrëdhënie të vështire me njeri-tjetrin që prej fillimit, e cila u përkeqësua në momentin kur Lëvizja Vetevendosje hapi degën në Tiranë duke rivalizuar politikisht Rilindjen socialiste, mirëpo situata duket se është ndezur fill pas tensioneve në veri të Kosovës, per te cilen kryeministri Rama mban qendrime diametralisht të kundërta me Kurtin, i cili prej disa kohësh ka nisur te perplaset me ndërkombëtarët, të cilët sipas tij po e pengojnë të vendoset ligjin në veri të Kosovës si edhe për të mbrojtur sovranitetin territorial të vendit. Në këto kushte, duket se raportet Shqipëri-Kosovë janë në nivelin më të ulët historik, ku qeveritë nuk komunikojnë siç duhet me njëra-tjetrën dhe kryeministrat kanë nxjerrë shpatat.