Connect with us

Politike

Rama: Mali i Zi ka rroga më të larta, nuk do paguajë vetëm Shqipëria për urat

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp, pas nënshkrimit të marrëshveshjes për ndërtimin e urës mbi lumin Buna, ka theksuar se projekti do të realizohet me fonde nga dy vendet, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Rama u shpreh se rrogat në Malin e Zi janë më të larta se në Shqipëri, ndaj dhe nuk do të jetë Shqipëria financuesja e vetme për këtë projekt.

Sot kemi firmosur një marrëveshje të rëndësishme në aspektin e jetësimit të vizioneve dhe planeve që është marrëveshja e urës mbi Bunë, e cila do ta kthejë distancën mes Malit të Zi dhe Shqipërisë me 300 metra nga dhjetëra kilometra. Kjo është një marrëveshje jetësimi.

Projektin e zbatimit e kemi realizuar me fondet tona, tani do të realizohet me fonde nga dy vendet.

Këtu në Mal të Zi i keni rrogat me të larta dhe nuk shkon që Shqipëria t’jua paguajë dhe urat”, tha Rama.

Advertisement