Connect with us

Politike

Rama: Marrëdhënia me Kosovën është produktive

“I takon institucioneve tona që të gjejnë një qasje të mirëmenduar për t’i hapur rrugë vendosjes aty ku duhet në libra e hapësira të përbashkëta, atyre 40 burrave pa të cilëve nuk dihet sesi do të vazhdonte bashkëjetesa jonë. Duke e kthyer fletën tek e sotmja më lejoni të ndaj me ju bindjen se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë me mirë në raport me të huajt, por edhe sot nuk mendoj se janë më mirë në raport me vetëveten. Le t’i kthehemi me syrin e mendjes jo vetëm pamjes së sotme të Kosovës të krahasuar me vite më parë…Besoj se njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë. Nga ana tjetër, akoma më e prekshme është pamja në RMV. Shumë më vonë pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Maqedonia e Veriut ishte vendi ku gjuha shqipe shihej si gjuha e një pale të padëshirueshme…Nuk besoj se kanë qenë të shumtë ata që e kanë paraparë që mund të vinte dita që Mali i Zi të kishte një kryeministër shqiptar siç e ka sot. Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës sot nuk janë më të shkëlqyera sepse jemi vende të bashkuara me një zemër, por janë edhe produktive, më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër. Këtë e tregojnë faktet e prodhuara nga vullneti dhe arritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok…,” tha Rama ndër të tjera

Advertisement