Connect with us

Politike

Rama mbërrin në selinë e PS, e moshuara i jep një letër: Suksese

Teksa procesi i numërimit të votave është drejt fundit, kryeministri Edi Rama ka shkuar në selinë e PS, ndërsa ditën e nesërme pritet që ai të mbajë fjalimin e fitores. Rama nuk ka vendosur të komentojë rezultatin e zgjedhjeve ku PS kryeson bindshëm, ndërsa jashtë selisë u prit nga një e moshuar. Në pamjet e pubikuara e moshuara përshëndet kryeministrin, teksa i jep atij edhe një letër.

Deri tani janë numëruar 4977 kuti, nga 5225 në total. Sipas rezultateve Partia Socialiste ka siguruar fitoren me 82 mandate, ku deri tani ka marrë 690268 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike, e cila ka marrë 454 774 vota me 52 mandate. Partia Social Demokrate ka siguruar 3 mandate me 3.4% të votave.

Advertisement