Politike
Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e Bashkisë, ja arsyeja pse

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot pasdite, në orën 18:30, një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, si dhe me drejtuesit e strukturave të Bashkisë së Tiranës.
Ky takim vjen si pjesë e një nisme për rritjen e angazhimit të deputetëve gjatë muajve të verës. Kryeministri u ka kërkuar atyre që të jenë aktivë në terren, të takohen me qytetarët, të evidentojnë problematikat që ata hasin dhe të hartojnë së bashku një plan pune për zgjidhjen e tyre.
Në javët e fundit, deputetët kanë zhvilluar takime në zona të ndryshme të kryeqytetit për të marrë nga afër shqetësimet e banorëve. Në takimin e sotëm, ata pritet t’i raportojnë Kryeministrit gjetjet dhe rekomandimet e tyre, me synimin për të koordinuar më tej veprimet institucionale dhe politike në funksion të qytetarëve të Tiranës.

