Connect with us

Rajon

Rama mbylli ‘të hapurin’, Vuçiçit i duket gënjeshtër

Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç I duket e pabesueshme që kryeministri Edi Rama vendosi të largohet nga Ballkani i Hapur, teksa të shtunën u shpreh se “e ka kryer misionin e vet dhe se tani duhet vazhduar me Procesin e Berlinit”

“Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani”, tha Vuçiç në TV Prva.

Ai gjithashtu u shpreh se çdo ide e krijuar në rajon është “më e mirë se ato që vijnë nga jashtë”.

“Kjo është shprehje e dëshirave dhe marrëdhënieve tona, jo diçka që e bëjmë nën sundimin e dikujt tjetër”, tha Vuçiç.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi nga Ulqini se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, i cili ka qene për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit.

Behet e ditur se Presidenti serb do të ketë mundësi ta takojë Ramën, pasi kryeministri i Shqipërisë paralajmëroi vizita në të gjitha shtetet e rajonit për të takuar kryeministrat dhe presidentët për t’i informuar për përgatitjet për Samitin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë këtë vit.

 

Advertisement