Connect with us

Politike

Rama me fermerët, ndërton kombinat dhe sulmon ‘non grat…’

Ndalesa e radhës e kryeministri Edi Rama ka qenë Lushnja, në një takim me fermerët e Lushnjes. Rama u ndal sërish te media, sipas së cilit disa prej tyre po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe qeverisë për të përfituar. Ai është ndalur te ligji anti-shpifje, ku sipas Ramës ka pasur sipërmarrës që i shkruanin mesazhe dhe i thonin  që të mos “tërhiqej” nga kjo nismë, pasi sipas tij mediat po e mbysnin me gjoba biznesin. Nuk kanë munguar as kunjat opozitën.

“Ka pasur sipërmarrës që më thonin mos u tërhiq, se ne na mbytën me gjoba, këto goditje në biznes i marrin ata që krijojnë punë, që prodhojnë dhe më e rënda është mbi prodhuesit e ushqimit, që prodhojnë fruta perime, që i eksportojnë në BE dhe ndërkohë shqiptarëve nga këto media ju thonë bëni kujdes se çdo gjë që hani mund t’ju helmojnë, degjeneron fshatin se do t’i bjerë qeverisë kur ka fermerë që hedhin mollën në kanal, tregon një fakt, por ama kjo është gjysma e së vërtetës, se nga ana tjetër ka të tjerë që eksportojnë mollën. Meta u ngrit nga armiku, 120 mln euro eksporte kishte e flasin këta për bujqësi, nuk është e vërtetë, ata që ikin kanë të drejtën të kërkojnë më shumë. PD si ato mallrat që pika e grumbullimit ta kthen”, tha Rama.

Ai ka propozuar edhe një zgjidhje që iu vjen në ndihmë fermerëve që të mos hedhin prodhimet e tyre.

“Grupim fermerët, fusni një shumë të caktuar si aksion, bashkia një shumë tjetër, qeveria shton shumën kryesore, ju ndihmon të dhe me marrjen e një kredie dhe krijojmë një Kombinat për të prodhuar reçelra, komposto e salca dhe nuk hidhni më asnjë kokërr fruti apo zarzavate se nuk e përmbush cilësinë e arkave për eksport, pjesa tjetër shkon për përpunim”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se synimi është që të arrihet 1 mld euro eksporte.

Vijon…

Rama sulmon PD: Partia e ‘non gratës’, vegël e Kremlinit! Mori gjysëm milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë

1667649205_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama nga Lushnja ku po zhvillon një takim me qytetarët ka sulmuar Partinë Demokratike, duke e cilësuar si vegël të Kremlinit. Sipas Ramës, Putin synon që të shkaktojë destabilitet tek vendet dhe të rrëzojë qeveritë. Rama u shpreh se PD mori në 2017 afro gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë.

‘Si qenka kjo që janë rritur çmimet dhe fajin e ka qeveria. Çmimet janë rritur më pak se në gjithë rajonin. Putin kërkon që ta kthejë energjinë në armë. Do t’i ngusë nëpërmjet shtrëngimit ekonomik njerëzit që të çohen dhe të krijojnë rrëmujë. Ne një vegël të Kremilinit e kemi të ulur këmbëkryq në Tiranë, PD-në, atë të non gratës. Nuk është më një tezë është në fakt i shkruar. Pse duhet t’i paguante për 2017, për të financuar një çadër. Çadra ishte dava ruse, pse që ta bëjnë Shqipërinë më demokratike, pse këtë hall kanë rusë. Prandaj donin të sillnin PD në pushtet. Unë besoj të kundërtën. Gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar pushtetin. Korrupsioni madhor dhe minimi i demokracisë janë të lidhura me faktin se kemi të bëjmë me një vegël. Vegël këtej vegël andej, janë bashkuar veglat bashkë. Lloj spiunësh dhe të pabesësh dhe kërkojnë që të ngrihen njerzit të rrëzojnë qeveritë e tyre. Që të thonë nuk ka luftë këtu ka luftë. Kemi një çorbë rusë, një bashkim i një të keqje të madhe.’- tha Rama.

Balla nga Lushnja: Me këtë trend, do të arrijmë të kemi 510 miliardë lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022

1667641292_9cdabca0b6764e88ac813569ff0e113d.jpg

Kryeministri Edi Rama, drejtuesi i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca zhvilluan një bashkëbisedim me fermerët në Lushnje. Në fjalën e tij Balla tha se Shqipëria me këtë trend rritje do të arrijë në 510 miliardë lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022.

“Me 50 mijë ton më shumë eksporte e mbyllim 9 mujorin ose 57 mln euro eksporte, është një nga rritjet më të  madhja në krahasim me vitet e kaluara dhe falenderoj bujqit sepse janë ata që kanë prodhuar gjithë këtë prodhim por nuk e fsheh as falenderimin për grumbulluesit, të cilët janë një instrument i domosdoshëm ekonomik i rritjeve së eksporteve shqiptare. Me këtë trend jam i sigurt që do të arrijmë të kemi 510 miliard lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022 dhe mendoj që është dhe kuota më e lartë e arritur ndonjëherë në ekonominë bujqësore shqiptare. Edhe pse ne shkurt kur filloi lufta të gjithë skeptikët nisën të na kritikojnë apo paragjykojnë apo të japin edhe skenarë ogurzi përsa i përket ekonomisë bujqësore shqiptare”, tha Balla.

Sipas Ballës, prej 24 shkurtit Europa është në luftë, Shqipëria është në luftë dhe efektet e kësaj lufte kanë prekur të ardhurat e çdo familje shqiptare.

“Unë dua t’ju them se sikurse bëmë me tërmetin, me pandeminê qeveria do vazhdojë t’i gjendet pranë të gjithëve, çdo familjeje shqiptare dhe ne do vijojmë të subvencionojmë energjinë elektrike, ku sot qeveria paguan 80%të faturës së energjisë dhe ne do vazhdojmë të bëjmë këtë sepse çdo luftë fitohet duke qenë të bashkuar”, deklaroi Balla.

Advertisement