Politike
Rama me ministrat, Meta: E bën për t’u dukur sikur punon
Takimet e kreut të qeverisë me ministrat, krerët e institucioneve dhe krerët e qarqeve, Meta i cilëson si veprime të kryeministrit për t’u dukur sikur punon. Sipas tij, Rama di vetëm të mashtrojë e të vjedhë.
“I bën për tu dukur sikur punon shumë ndërsa punon vetëm për t’i vjedhur. Jep bukë për 1 muaj për pensionistët dhe në një ditë jep 300-400 milionë euro për klientët e vet. E dini çfarë po ndodh me aferat që janë korrupsion i përbindshëm. E vetmja përpjekje e tij është si të mashtrojë shqiptarët dhe t’ua fusë thikën sa më thellë se nuk ka asnjë interes në zhvillimin e vendit, në procesin europian. Po të kishte interesa nuk do të çonte administratën në këtë nivel. Sa më shumë e shton administratën, aq më shumë shtohen gjobëvënësit e grabitësit në zyrat e shtetit në çdo nivel nga Saranda në Tropojë”, tha Meta.
Deputeti Çela kalon nga PL në PS, Meta: S’merrem me merkaton e Rilindjes! Rritja e Partisë së Lirisë do jetë kudo spektakolare
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur të mos e komentojë kalimin e deputetit Agron Çela nga PL te Partia Socialiste.
“Nuk shqetësohem për merkatot e Rilindjes. PL do jetë një faktor vendimtar për të realizuar këtë ndryshim që presin qytetarët shqiptar në të gjithë Shqipërinë. Do jetë faktor për triumfin e kandidatëve të opozitës, në Tiranë Belind Këllici, në Durrës Igli Cara, në Elbasan Luciano Boci. Përballja e PL me këtë regjim mafioz që ka nxjerrë në tregun e zi cdo interes publik.
Nuk jam këtu për tu marrë me cështje të cilat i mbulon Spiropali. Nuk merrem me të deleguarën e Rilindjes, por me Edi Ramën që do të cmontohet. Nuk e shpëton asnjë përpjekje e cfarëdollojshme mafioze që ai bën. Besoj se kjo është shumë e qartë.
Sali Berisha i mundi të gjithë më 6 mars në Shkodër pa vulë e pa seli. Kudo rritja e Partisë së Lirisë do jetë spektakolare”, tha Meta.
E gjithë opozita bashkë në zgjedhje? Meta për Report Tv: Ka ndonjë që është peng i Ramës, ata se gjejnë dot rrugën drejt bashkimit
Për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta opozita ka kërkuar bashkim të të gjithë grupeve të interesit në funksion të 14 majit. I pyetur nëse ka nxitur Berishën për të bashkuar PD-në për maksimalizimin e votave, Meta tha se ka ndonjë peng të Ramës në opozitë që do ta ketë të vështirë rrugën drejt bashkimit, ( duke iu referuar grupit të PD-së së Alibeajt)
“Mesazhi im ka qenë i qartë gjithmonë për një bashkëpunim shumë të gjerë, edhe të gjithë faktorët e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit që duan ndryshim dhe vuajnë pasojat e kësaj qeverisjeje. Nuk i intereson shumë sigla por mbarëvatja e punëve të tyre dhe të gjitha shqetësimet e përbashkëta që kemi. Mesazhet edhe nga ana e z. Berisha kanë qenë të qarta mbi gjithëpërfshirje bazuar mbi votë por edhe bazuar mbi vullnetin e qëllimit të përbashkët që është ç ‘kapja e shtetit.
Kushdo që e ka prioritet përballjen me këtë regjim mafioz që është përgjegjës për varfërimin, krizën dhe shpopullimin padyshim që është mënyrën dhe e shpreh vullnetin për tu bashkuar. Nëse dikush është peng i Edi Ramës do ta ketë të pamundur ta gjejë këtë rrugë. Për shqiptarët do të jenë kandidatët e shpopullimit (kukullat e Edi Ramës) dhe kandidatët e ndryshimit”, tha Meta.
Zgjedhjet vendore, Meta: E dimë që Rama nuk pranon garë të barabartë! Më 14 maj do të marrë mesazhin e fortë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Edi Rama nuk do të pranojë garën e barabartë në zgjedhjet e 14 majit, por është i bindur se do të arrijnë të mposhtin PS.
“Besoj se jemi shumë të qartë, nuk kemi iluzione që gara e 14 majit do jetë e barabratë. Rama me ato afera që ka kryer do të pranonte një garë të barabartë e të mos pranonte shtetin e inkriminuar. Por jemi të sigurt se qytetarët shqiptarë do të japin përgjigjen e merituar këtij menaxhimi mafioz të pushtetit. Në këto 4 vite, pushteti vendor ka qenë i paligjshëm dhe tërësisht bunker për qytetarët. Rilindja jo vetëm që ka patur përgjegjësitë por pjesë e madhe e bashkive kanë shpallur falimentimin. Nuk besoj se të gjitha përpjekjet monstruoze që bën kjo qeveri në kundërshtim të qartë me të gjitha standardet demokratike do t’i kenë rezultatet që shpreson për arsyen se qytetarët e kuptojnë se çkapja e shtetit do t’i japë frymëmarrje. Do garantojë llogaridhënien që është përjashtuar dhe në çdo rast e dini që zgjedhjet e 14 majit janë tmerr për Ramën se e kontrollon 100%. Ai e di mirë që situata në 14 maj do jetë mesazh i fortë ndryshimi”, tha Meta.