Connect with us

Politike

Rama me tone të larta fajëson bizneset: Çmimet e paimagjinueshme po prishin imazhin e turizmit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se ka ardhur koha për të shëruar plazhet e dhunuara, ku solli si shembull Ksamilin dhe nënvizoi se nuk do të jetë më një plazh privat. Kryeministri tha gjithashtu se Ksamili është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve, që e shikojnë si një tokë të pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistë si skllevër.

Ndërsa sa i përket plazhit të Dhërmiut, Rama u shpreh se nuk ka më nevojë për të vendosur çadra me muzikë dhe për të hedhur ujërat e zeza në det.

“E dyta që dua të theksoj, duke e lidhur me atë që tha se me numrin dhe cilësinë, është se kemi standard tjera sot në turizëm në krahasim me nga jemi nisur dhe këtu kam parasysh operatoret turistikë të cërkuar, udhërrëfyeset turistikë të certifikuar që janë rreth 100 mijë, akomodimin, dhe të gjithë sistemin e administrimit të plazheve. Kemi pasur zero ngjarje të rënda kriminale apo ku kemi pasur afro 70 mijë vizita të realizuar në qendrat shëndetësore të posaçme, që hapen për sezonin.

Kemi probleme dhe sfida që nuk presim për t’u adresuar. Po e filloj me plazhet e dhunuara, sipas meje, Kjo është fjala e duhur për plazhin e  Ksamilit. Është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve, që e shikojnë si një tokë të pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistë si skllevër apo për të vendosur çmime për të qëndruar në një dendësi të paparë. Ne do shërojmë plazhet e dhunuara. Do ua heqim nga dora privatëve. Plazhi i Dhërmiut nuk ka më nevojë për të vendosur çadra  me muzikë dhe për të hedhur ujërat e zeza në det,” tha Rama.

Advertisement