Connect with us

Politike

Rama në Britani: BE-ja me ne është treguar hipokrite

Në vizitën e tij në Britaninë e Madhe, Rama është pyetur edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për gjithë unionin në tërësi. Rama u shpreh se BE është një sfidë e cila ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e brendshëm të një shteti. Por, megjithatë, Rama thekson se ndonjëherë edhe kur një shtet ka progres, BE nuk është gjithnjë gati për të ‘hapur krahët’. E thënë ndryshe, Rama e sheh si problematike faktin se bashkimi Evropian është në thelb edhe një union i mëvetshëm, sepse sipas tij në thelb është hipokrite. Duke e ilustruar me shembullin e Holandës, gjatë kohës së zgjedhjeve, Rama nënkuptoi se edhe retorika e përdorur tani për shqiptarët në Britaninë e Madhe është për shkak të zgjedhjeve që pritet të vijnë.

“Edhe BE nuk di gjë për këtë, askush nuk e di. Por, pjesa më e vështirë është që ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. Po duhet t’i përmbushim për t’u bërë qejfin, por se këto detyra shtëpie mundësojnë një demokraci moderne dhe funksionale. Dhe kjo do të thotë, që të kesh ndarjen e pushteteve, me vepra jo me fjalë. Kjo do të thotë që të kemi drejtësi të pavarur. Dhe kjo do ta bëjë Shqipërinë një shtet modern dhe evropian. Kemi parë një BE që ka qenë hipokrit me ne, sepse ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë por nuk ishte e mjaftueshme, sepse ata kishin problemet e tyre. BE ndonjëherë është federatë egosh, ka 27 zgjedhje për çdo gjë dhe nuk janë në të njëjtën ditë. Duhet ta lexosh BE duke parë zgjedhjet. Nuk ka rëndësi nëse i bën apo jo detyrat e shtëpisë, sepse ndërkohë na dalin zgjedhje ne Holandë. Në atë kohë na u desh që të përballeshim me të njëjtën retorikë siç bën Britania sot. Dhe aso kohe përdorej armiku në titullin kryesor dhe kjo i ka bërë shqiptarët me gomone si vikingë për të pushtuar Anglinë Perëndimore. Lufta në Ukrainë e solli në vetë BE në aspektin gjeopolitik. Janë më vigjilent dhe e kuptojnë që nuk mund ta lënë Ballkanin jashtë.”- tha Rama.

Advertisement