Connect with us

Politike

‘Rama në ishull”/ Berisha nxjerr MESAZHIN…

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën me dije se kryeministri Edi Rama ndodhet në një ishull dhe mungesa e daljeve të fundit publike nuk ka ardhur nga një virozë e stinës. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, kryedemokrati Berisha shkruan se një “qytetar dixhital” i shkruan se Rama ka 3 ditë që ndodhet në një ishull, në takim me hetues FBI-së. Sipas personit të paidentifikuar që i shkruan Berishës, Ramës i është kërkuar që të bëhet i penduar i drejtësisë dhe të zbulojë lidhjen e tij me Charles McGonigal. Madje shton se edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është nisur me urgjencë për në Nju York për të ndërhyrë në mënyrë që të “shpëtohet” numri një i qeverisë.

“Rama në Ishull?? “Pershendetje Dr, smundja e Rames eshte diplomatike. Njoftimi i Dukes eshte i pa vertet. Rama ka qene prej tre ditesh ne nje ishull ne takim me hetues te FBI por edhe zyrtar te larte. Atij i eshte kerkuar: 1-te rrefej çdo gje si i penduar i drejtesise reth lidhjeve te tij me Mc Gonigal si dhe cdo gje rrethe oficerit te sherbimeve inteligjente, sigurimit te shtetit Agron Neza dhe superkeshilltarit te tij te erret Dorian Duçka. Rames i eshte kerkuar te deshmoj per lidhjet e tij me Mark Rossinin kontratat direkte me me Lou Bladel paraardhesi i McGonigal ne FBI. Nderkoh Erion Velia eshte nisur me urgjence per New York per te nderyre tek Aleks Soros per te ndihmuar apo per te shpetuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shume here ne pjesen e dosjes qe nuk eshte papublikuar”,-shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTË:

Pretendimet e Berishës vijnë disa ditë pasi u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës.

McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.

Duke pirë kafen e mëngjesit, kryeministri Edi Rama shpjegoi se arsyeja se pse nuk ka dalë në publik ditët e fundit ka qenë gripi. Nëpërmjet videos, kreu i qeverisë bëri me dije se këto ditë ka vijuar punën ndërsa njoftoi politika të reja mbështetëse jo vetëm për pensionistët por dhe për sektorin privat.

“Fillim javë të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë siç thonë tironcit. Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për disa politika të reja mbështetëse duke nisur nga pagat minimale te pagat për disa kategori të veçanta burimesh njerëzore.

Advertisement