Connect with us

Politike

Rama: Në kohën e Berishës kishte 112 vrasje në vit

Në një kohë që Shqipëria vijon të tronditet nga atentatet me armë zjarri duke lënë pas viktima dhe të plagosur, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale shifrat e tij lidhur me numrin e vrasjeve në një vit.

Teksa fajëson mediat për lajmet lidhur me ekzekutimet mafioze në vendin tonë, Rama thotë se viti 2022 kishte numrin më të ulët të vrasjeve në tre dekadat e fundit.

Kreu i qeverisë nuk ka harruar të krahasohet dhe me qeverinë “Berisha” të para një dekade, duke thënë se në një vit kishte 112 vrasje.

Postimi i Ramës

FAKT kuptimplotë që na jep një shembull flagrant të hendekut mes jehonës shurdhuese mediatike dhe realitetit të rënies së vijueshme të krimit. 2022 numri më i ulët i vrasjeve në tre dekadat e fundit

KUJTESË: Kur ne e nisëm përpjekjen kundër krimit vrasjet ishin 112 në harkun e një viti dhe si rregull mesatarja ishte 100 në vit

Normale, dihet që më e keqja harrohet shpejt, e mira s’ka fund kurrë dhe nga ana tjetër, padiskutim, ka ende shumë për të bërë.

Advertisement