Politike
Rama në Kuvend: Shqipëria në nivelin e rajonit për pagat, të tjerat janë dokrra hini
Në seancën e sotme plenare, në fokus është diskutimi dhe votimi i projektligjit që parashikon rritje të pagave për Presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe nëpunësit e administratës publike. Deputetët do të flasin edhe për rritjen e rrogës minimale. Kreu i qeverisë thotë se me rritjen e pagave i hapin rrugën një procesi që e con në 900 euro pagën mesatare. Sipas tij, do të ngjiten në nivelin e lartë të rajonit për rritjen e pagave. “Të tjerat janë dokrra hini thoshte At Gjergj Fishta”, thotë Rama për t’iu përgjigjur opozitës.
Ministrja Delina Ibrahimaj ka bërë prezantim të reformës që thotë se i vë kapakun rritjes së pagave që do të ndikojë edhe në sektorin privat. Sipas saj, Shqipëria e përballon këtë reformë në këtë moment dhe sqaron se efekti financiar do të jetë 39 miliardë lekë. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se kjo reformë është e vonuar dhe shprehet se administrata e meriton këtë rritje të pagave. Edhe deputeti Dashnor Sula thotë se rritja e pagave për punonjësit e administratës është e vonuar dhe duhet të votohet një orë e më parë.
Të martën, në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.
Në përditësim…
Rama sfidon opozitën: Hipokrizi e madhe që doni të çoni rrogën tuaj në jetimore! Vendosni pagë minimale për deputetët e ministrat
Kreu i qeverisë e ka cilësuar hipokrizi premtimin e deputetit të opozitës Dashnor Sula që thotë se shtesën e pagës do e çoje për Shoqatën e jetimëve në Peqin. Në përgjigje të tij, Rama i ka sfiduar duke thënë se mund të vendosin pagë minimale për deputetët e ministrat nëse duan të bëjnë sikur qajnë hallet.
“Është hipokrizi e madhe çfarë dëgjova më parë, hipokrizi për të vënë duart në kokë. Nivelet e pagave përcaktohen me logjikë që është e një ekspertize të caktuar dhe ka një piramidë pagash. Jua kam thënë që kur flas, i mësoj shumë mirë për fushën që nuk di. Nuk mund të ndërtosh piramidë e të vendosësh presidentin nën një mësues pavarësisht se puna e përditshme mund të jetë më me stres. Nuk mund të kemi prokuror që paguhen më shumë se presidenti. S’mund të kemi gjykatës që paguhet më shumë se Ministri i Drejtësisë.
Doni të bëni këtë qarjen e halleve? S’keni pse t’ja çoni jetimoreve. Hajde vendosni pagë minimale për deputetët. Të paguhen deputetët e ministrat me pagë minimale. Mendoj që nuk i hyhet këtij monopati për t’u tallur me ata që na ndjekin. Nuk e dini ende se shqiptarët kush i merr për budallenj e kollaj, mund të gënjehet për një farë kohe”, tha Rama.
Rama: Ikja e të rinjve s’është luftë e brendshme, por impakt i globalizmit! Vendet e perëndimit ose duhet të marrin fuqi punëtore nga të gjitha anët, ose rrezikojnë falimentimin
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal edhe tek fenomeni i emigrimit të rinjve. Kreu i qeverisë tha se të gjitha vendet e perëndimit po vuajnë nevojnë për fuqi punëtore. Sipas Ramës vendet e përëndimit janë në fazën që ose duhet të rrëmbejnë fuqi punëtore nga të gjitha anët, ose duhet të shpallin falimentimin. Për kreun e qeverisë largimi i të rinjve nuk ëhstë një luftë e brendshme politike, por është imakt i globalizmit.
‘Më shumë se fitorja jonë ajo është disafat e politikës e të gjithë juve që vini këtu. Po e morët vesh merreni po se morët vesh herën tjetër do të jetë edhe më ke, për ju, jo për Shqipërinë jo për shqiptarë. Ne jemi në kushtet sot se Europa ka filluar një luftë e cila do të bëhet çdo ditë me e pamëshirshme që të kujton atë shprehjen peshku i madh do të haj të voglin me çdo çmim dhe robi do të jetë ujk për robin.
Rënia e lindjeve ka ardhur sot në pikën ku po reflektohet në tregun e punës ku vendet më të zhvilluara janë në situatën ku ose duhet të rrëmbejnë nga të katërt anët krahë punë, ose duhet të pranojnë perëndimin e suksesit dhe fillimin e falimentimit të tyre që nga Gjermania lokomotiva e Evropës e cila deri në 2030 ka nevojë për 7 mln punëtorë jashtë sistemit të demografisë gjermane.
Ligji që ka kaluar Gjermania para pak javësh duhet të ngulitet në kokën e atyre që merren me ligjvënien në Shqipëri. Kurrë më parë një shtet nuk ka bërë një ligj për punonjës të pakualifikuar. Sot është hapur totalish dhe kjo do të jetë tendenca e përditshme në Europën ku jetojmë. Përpjekja jonë është një përpjekje titanike për ta përballuar këtë situatë. Kënga po ikin po ikin është një këngë e turpit më të madh të kujtdo që e këndon nga politik bërësit. Kjo nuk është një arsye fare për luftëra të brendshme. Është impakti dramatik i produkteve të globalizmit. Qasja duhet të jetë krejt tjetër!’- tha Rama.
Rama: Po ndërtojmë Shqipëri tjetër, shfaqet në mediat prestigjioze si destinacion për t’u vizituar! Në Rinas po vijnë konsumatorë, jo njerëz me bukë me vete
Kreu i qeverisë thotë se me rritjen e pagave, Shqipëria bën kapërcimin e madh ndërsa përmend faktin që përmendet në mediat ndërkombëtare si destinacion që duhet të vizitohet. Sipas tij, në vendn tonë vijnë konsumatorë që i shërbejnë turizmit dhe ndikojnë në ekonominë e vendit.
“Është e kotë fare që sot bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit kuptimplotë që kjo shumicë qeverisë po bën rritjen më të lartë historike të pagave dhe kapërcimin e madh të shumëpritur e për të cilin jemi përpjekur dhe kemi duruar jashtëzakonisht shumë përballë befasive e fatkeqësive që s’i kemi sjellë ne. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër. Këtë Shqipëri tjetër kemi çdo javë muaj e vit që e ndërtojmë. Një Shqipëri tjetër, e cila sot pa asnjë shtysë, pa asnjë qindarkë të paguar është rregullisht, çdo javë në faqet e mediave më ndërkombëtare si destinacioni për t’u vizituar.
Shihni çfarë ndodh në aeroportin e Rinasit për të kuptuar çfarë Shqipërie është kjo sot në krahasim me ata dje. Të gjithë ata që vijnë sot janë konsumatorë, s’vijnë me bukë me vete. Në këtë Shqipëri është koha që pagat të zënë vendin që njerëzit meritojnë në këtë fazë. Nuk jemi të kënaqur, nuk ndalon këtu. Deëgjoj që pagat në sektorin privat nuk i rrit shteti. Kjo është e vërtetë por ama janë 2 gjëra që kemi bërë dhe 1 gjë që po ndodh. Me pagat minimale është faktor i pamohueshëm dhe ajo që bëjmë me sektorin publik është tjetër faktor i pamohueshëm dhe të dyja bëjnë që pagat në sektorin privat të jenë në rritje të përditshme.
Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare se ajo e 14 majit.”, tha Rama.
Kuvend/ Rama-opozitës: Është e kotë të debatojmë e lagu se lagu, qeveria po bën rritjen më të lartë historike të pagave! Mos na hajdeni këtu me shifra nga xhepi
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalëne tij në Kuvend për të diskutuar për rritjen e pagave. Rama u ka kthyer përgjigje opozitës ku u shpreh se qeveria përballë tërmetit, pandemisë dhe luftës ka dhënë një ndihmë të madhe për qytetarët, por kanë qenë edhe faktorë që e ka stepur Partinë Socialiste ta bëjë më shpejt këtë lëvizje. Rama u shpreh se është e kotë që kjo të debatohet.
“E keni marrë këtë vend kur tabela e klasifikimit ishte si vijon. 220 euro paga mesatare. Ndërkohë që Kosova e kishte 440 euro dhe rajoni më lart. Kemi qenë të fundit, me diferencë.
Me votimin e sotëm ne i hapim rrugën pagës mesatare 900 euro. Mjafton të shikohet sesa të ardhura kemi spostuar ne për të sistemuar në shtëpi dhjetëra mijëra familje për të kuptuar se pse kjo nuk u bë kur kishte mundësi të bëhej. Patsja erdhi pandemia, pastaj lufta. Sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike dhe për biznesin e vogël, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet s’është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht çmimin që paguanin përpara krizës. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin për të vazhduar të paguajë. Ne në verë do duhet të hapim diskutimin e fashës pasi konsumi do rritet. Nëse këtu do kishim të bënim me një ekonomi lënguese, nëse do të kishim të bënim me një pasqyrë si ajo që na vihet përpara saherë ka parlament me shifra një këtu e një atje si ajo përralla e asaj species që donte të zbukurohej dhe mori nga të gjitha kafshët ndonjë gjë dhe pastaj doli një monstër. Ekonomia është thënë këtu dhe ndryshe nga ata që thoshin ndryshe, Papunësia është në nivelet e para pandemisë. Konsumi është rritur. Eksportet janë rritur dhe të gjitha këtu s’janë opinione, s’janë as shifra të nxjerra nga mënga sipas qejfit. Është e kotë fare që sot të bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit që kjo shumicë qeverisëse po bën rritjen më të lartë historike të pagave”- tha Rama