Connect with us

Politike

Rama në Londër, vizita e parë zyrtare e një Kryeministri shqiptar në Britani

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të Madhe ku po zhvillon një vizitë zyrtare, e para vizitë zyrtare e një Kryeministri shqiptar në Londër. Takimi i Ramës me homologun e tij britanik, Rishi Sunak është programuar pasditen e sotme. Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak. Ndër çështjet më të rëndësishme që do të diskutohet mes tyre do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Duke qenë edhe takimi i parë zyrtar mes Ramës dhe Sunak do të diskutohet edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Një vëmendje do të marrë edhe çështja e krimit të organizuar. Kreu i qeverisë do të nistë takimet që prej paradites së sotme. Rama do të takohet me komunitetin shqiptar në Londër, me përfaqësues të biznesit. Rreth orës 12, kryeministri do të zhvillojë një takim me kryetarin e Dhomës së Komunëve, Lindsay Hoyle. Takimi me homologun Sunak do të mbahet rreth orës 16:00 dhe më pas pritet të ketë një deklaratë për mediat.

Në tavolinën e bisedimeve do jenë hapat konkretë që do të ndiqen për të vënë në jetë një marrëveshje paraprake të rënë dakord mes Ramës dhe Sunak gjatë që kanë zhvilluar në muajin dhjetor të vitit që lamë pas. Në këtë bisedë telefonike, dy liderët kanë rënë dakord që problemi i kthimit të azil-kërkuesve shqiptarë që u refuzohet azili, në mënyrë që ata të mos mbahen gjatë në Britani, por kthimi i tyre në atdhe të realizohet më shpejt.

Përveç takimit me Sunak, Rama do të mbajë një fjalë në “London School Economy” dhe do të marrë pjesë në një takim që zhvillohet në Ministrinë e Jashtme britanike ku do të jenë pjesëtarë të komunitetit shqiptar si dhe nga komunitete të tjera. Të premten është programuar edhe një takim mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi me homologen britanike Suella Braverman.

 

Advertisement