Connect with us

Aktualitet

Rama nga Asambleja: Përfshi edhe unë, do jemi në listën e kandidatëve për deputet

Kryeministri Edi Rama, në fjalën para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke iu drejtuar 135 anëtarëve të rinj të Asamblesë, tha se i kanë një borxh të madh Kongresit që i zgjodhi në këtë detyrë.

“Duhet t’ua ktheni këtë borxh të gjithë delegatëve që ju zgjodhën për të qenë anëtarë të Asamblesë.

Dhe këtë borxh duhet ta ktheni duke punuar me dinjitet”, tha Rama, teksa i uroi mirëseardhjen.

Në vijim Rama tha se për 6 muaj do të zbresë në fushë skuadra jonë përfaqësuese. “Skuadra jonë do të jetë e përbërë nga 187 anëtarë, 140 e hapur për tu zgjedhur nga populli dhe 47 në listën e mbyllur të partisë”, tha Rama.

Ai u shpreh se në listën e hapur do të jenë të gjithë ata që kanë disa mandate, përfshi edhe vetë Kryeministrin.

Rama tha se në listën e mbyllur mund të jenë Sekretari i Përgjithshëm, që ka një detyrë specifike, apo ai i Diasporës, si dhe pjesa dërrmuese do të jenë ata që do të kenë 1 mandat ose të rinj dhe të reja.

Advertisement