Politike
Rama nga Malësia e Madhe: Mos u merrni me Like Floririn
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Malësinë e Madhe, ku ka prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki. Ai nuk i ndali sulmet për opozitën, duke thënë se kush voton për koalicionin “Bashkë Fitojmë” e ka dhënë votën për Metën, se sipas tij, është ai që rezulton në fletën e votimit.
“Unë jam katolik, gruan e kam muslimane, 2 fëmijër nga martesa e parë i kam ortodoks dhe i vogli do e vendosë vetë. Hamonia fetare ka një harmoni fetare dhe duhet ta ruajmë. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me të gjitha vendet e botës. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë më e respektuar. Kur ne kemi marrë detyrën, Shqipëria ishte një vend që trajtohej si një vend i kategorisë së dytë dhe nuk përfaqësohej me dinjitet. Sot ata që ishin dje i kërkojnë shqiptarëve të bashkohen për t’i bërë karshillëk Shteteve të Bashkuara. Për ne ka vetëm qytetarë të barabartë kur vjen puna për të bërë detyrën. Shumë thonë se Rama nuk e do veriun, por unë i dedikohëm shumë figurave që veriu ka nxjerrë. Unë një pjesë të gjakut tim e kam nga veriu. Gjyshja ime është nga Shkodra. Më kujtohet kur kam ardhur për herë të parë këtu në Malësi të madhe, ka qenë katastrofë.
Do t’ju japim të gjithë titujt e pronësisë që nga Reçi, e të gjithë atyre komuniteteve që nuk e kanë pranuar 7501-shin, për të gjithë ata që janë dakordësuar. Jnë 95 % e shërbimeve që merren nga telefoni. Edhe pak durim. Tani unë një pyetje kam, për çfarë arsye Malësia e Madhe duhet të ndryshojë drejtim? Për politikë? Se dal në televizor? Po do dal edhe në televizor, le të më pushkatojnë me sustën e telekomandës. Edhe të kalojnë televizorin te zorra qorre që flet sesi do të luftojë Amerikën.
Këta Marubin në Shkodër e kishin future në thasë me lagështirë. Por pse i bëm ne gjithë këto gjëra në Shkodër? Sepse për këto gjëra ne nuk varemi nga bashkitë. Ja shkoni votoni atë që thotë myslimanët kështu e katolikët ashtu, ça do bëni? Do më mundni mua? Do dilni do festoni me kallashnikov? Po pastaj ça do bëni?
Në PD ka shumë njerëz të zotë, por nuk u vjen radha. Nuk i duan. Do çohen njerëzit të votojnë aty për Like Floririn? Si do e bëni këtë punë, me Liken? Do ja besoni Malësinë e Madhe Likes? Nëse nuk na sheh dot me sy ne dhe sheh Like Floririn, atëherë duhet të kesh ndodnjë problem, duhet të shkosh te doktori. Kush i fut ata në një zyrë, i ka dhënë mundësinë që aty në zyrë të bëjnë çetën e vetë, të mbyllin derën dhe të fillojnë të merren merr lekë këtu e merr lekë atje. Ne kemi probleme me korrupsionin, por mos harroni çfarë bënin ata kur hynin nëpër zyra”, u shpreh Rama.