Connect with us

Politike

Rama nga Shkodra: Një nga sfidat, rritja e pagave për punonjësit

Kryeministri Edi Rama në Shkodër për median mbi takimin e përbashkët të punës dhe bashkëpunimin Qeveri.

Rama: “Kemi diskutuar për një sërë temash me rëndësi, të cilat përbëjnë edhe pikat e referimit për ecurinë e mëtejshme të procesit, të anëtarësimit në BE. Pasi është një proces që siç e kam thënë, nuk do duhet të mërziteni kur e përsëris, shpesh kërkon angazhimin, këmbënguljen dhe rezultat nga të gjithë, jo vetëm qeveria. Nuk integrohet qeveria në BE, por Shqipëria.

Është një punë e rëndësishme e qeverisë si parlamentit, procesi gjyqësor, sektori privat, medias etj. Jemi në nevojën e madhe të rritjes së ritmit të përshpejtimit të procesit të modernizimit të procesit të qeverisjes dhe rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor.

Ministri i pushtetit vendor ka bërë një parashtrim, si momenti i zbatimit të reformës adm territoriale. Tregoi qartë që ka qenë gjëja e duhur. Kemi disa sfida me rëndësi, kemi sfidën e përafrimit të performancës së njësive të procesit vendor me mbështetje nga qeveria, sfidën e mesatareje të arsyeshme të performancës në të gjitha bashkitë, pasi ka nivele të ndryshme, por me diferenca të forta. Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive, sepse janë të ndara në 5 nivele, duke u bazuar te nr i banorëve. Ne do të kalojmë në dy nivele dhe do bëjmë një rritje të pagave, me mundësitë e shpërblimit të punonjësve, në mënyrë që ajo që sot po përjetojnë një pjesë e bashkive, kryesisht ato më të vogla.”

Advertisement