Connect with us

Politike

Rama për çmimet e larta në jug/ Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre…

Kryeministri Edi Rama, me një gjuhë të ashpër, kritikoi tur-operatorët e Vlorës dhe jugut në përgjithësi që këtë sezon veror kanë rritur ndjeshëm çmimet për turistët.

Rama i ftoi bizneset për reflektim, duke përmendur si shembull Bullgarinë, që sipas tij rritja e menjëhershme e çmimeve iu kthye në ‘boomerang’.

“Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre. Por, është e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur sapo kemi hyrë në Champions League e Mesdheut… e ka bërë Bullgaria këtë sport dhe për vite të tëra, nuk kthehej dot më si ishte. Nuk thonë kot më mirë sytë se sa nami, vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë. Ndoshta kështu zbresin pak me këmbë në tokë, ose të paktën në kat të dytë”.

“Pika tjetër e rëndësishme janë plazhet publike, ato janë aty. Plazhi publik i Sarandës është në vijën e gjithë qytetit, menaxhohet nga bashkia. Duhet bërë çmos që edhe njerëzit ta dinë. Vitin e ardhshëm do të duhet të bëjmë përsëri një ndërhyrje sa i përket hapësirave publike. Pastrimi është më mirë se se vjet, por përsëri duhet bërë më shumë. Jam bërë bajat duke sjellë si shembull bashkinë e Lezhës. Është pasqyrë pastërtie, ndërkohë që është bërë progres gjithandej”.

Advertisement