Connect with us

Aktualitet

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura…

Kryeministri Edi Rama, sqaroi programin e tij për këto zgjedhje parlamentare,.

E teksa fokus i Ramës mbetet theksi tek reforma në drejtësi, si një krenari e Partisë Socialiste për vendosjen e saj, drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, i rikujtoi se kjo reformë u votua me në krah Ilir Metën, të cilët ishin së bashku në krye të shtetit asokohe.

Kryesocialisti në një farë mënyre e mohoi, duke thënë se nuk dëshiron të flasë për Metën, madje e quajti “një person në hall”, duke iu referuar faktit që ai është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe ndodhet në paraburgim. Më tej, Rama shtoi se nuk mund të bëjë “boks me një njeri që i ka duart e lidhura”.

Fevziu: Sa mandate do merrni?

Rama: Minimumi 78.

Fevziu: Minimumi 78?

Rama: Ka logjikë mo. Po ju s’doni të dëgjoni. Ju doni të luftoni me fakte. Ka logjikë. Ne sot i kemi 74.

Fevziu: Edhe do shkoni pas 12 vjetësh qeverisje, ju shtohen mandatet?

Rama: Po pse ça ka? Ça ka? Ku është problemi?

Fevziu: Jo unë s’kam gjë, këta që ju shikojnë…

Rama: Jo mo ça ka? Shqipëria nuk është ajo që komentoni ju në studio. Se po të ishte ajo që komentoni ju në studio, ne do kishim ik, do na kishin përzënë fare nga Shqipëria. Shqiptarët nuk janë njerëz të kufizuar që të thonë meqë disa nga këta… ky në burg… atëhere ne duhet të heqim këta. Jo mo zotëri, se shqiptarët dinë një gjë shumë të thjeshtë, që fakti që sot për herë të parë ka një përpjekje për barazi para ligjit, është meritë e jona. E vumë ne, partia në pushtet.

Fevziu: E gjithë parlamentit shqiptar.

Rama: More e bëmë ne. ishte iniciativa jonë. Votat në Parlamentin shqiptar ishin shumica krenarë, pakica kokën poshtë.

Fevziu: Tek kjo shumica krenare ishte dhe Ilir Meta, bashkëpunëtori juaj.

Rama: Jo, jo.

Fevziu: E bashkëqeverisësi juaj.

Rama: Për atë jo. Për këtë person nuk flas, sepse është në hall.

Fevziu: Pse?

Rama: Jo, nuk flas.

Fevziu: Nuk të shkon t’ja thuash këtë fjalë.

Rama: Është në hall.

Fevziu: Ai është duke bërë një betejë me drejtësinë, presupozohet i pafajshëm deri në ditën që do ketë një vendim gjykate.

Rama: Unë Fevzi nuk bëj boks me një njeri që i ka duart e lidhura. Këtë po të them. Në këtë sens. E them në të mirë, nuk e them…

Advertisement