Connect with us

Politike

Rama për programin “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”: Limit deri në 2 mln euro…

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme edhe për Paketën e Maleve duke u shprehur se nuk i shërben investitorëve të mëdhenj, por njerëzve të thjeshtë të cilëve duan të investojnë.

“Industria turistike ka ndryshuar nga futja e agroturizmit. Gjithsecili mund të dojë të ketë një rrjet agroturizmi, për këtë shërben Paketa e Maleve. Ndryshe nga çfarë është deformuar, nuk është një paketë për kompanitë e mëdha, për investitorët e mëdhenj dhe aq më pak është një paketë për të dhënë territore, troje publike për zhvillime private. Nuk është fare ky qëllimi, nuk është ky objekti. Paketa e Maleve ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh që ka origjinë shumë larg në kohë, te ligji 7501 në zona të caktuara të vendit që nuk e kanë njohur 7501 si instrument të vlefshëm për tokën e tyre, që nuk kanë marrë asnjë lloj certifikate dhe që e kanë rindarë tokën menjëherë pas ndryshimit të regjimit mbi bazën e kufijve të vjetër.

Pra, problem i trashëguar është që këta njerëz e kanë të pamundur të kenë akses në financa dhe të ndërtojnë në mënyrë të ligjshme, ne bëmë një projekt për të adresuar këtë problem me ligjin e ri 20/20, për të cilin u desh shumë kohë, sepse po more një risk ke marrë një mend, të dytin dy mendje dhe të tretin tre mendje. U desh shumë kohë që të formulohej dhe nuk na e dha atë efektin që duhej, sepse prezumon dakordësinë dhe prej kësaj lindi Paketa e Maleve. Shumë shqiptarë që janë në emigracion apo qytet kanë toka dhe shtëpi të vjetra të cilat duan t’i zhvillojnë, por nuk kanë mundësi, po patën para nuk marrin dot leje. Me paketën e maleve kjo bëhet e mundur duke aplikuar drejtpërdrejt, duke shprehur interesin pranë bashkisë, duke thënë kjo tokë këtu është e imja. Bashkia pastaj afishon një listë për 45 ditë dhe e bën publike, dhe cilido që pretendon të kundërtën, pra për ata që e kanë tokën e të parëve dhe nuk kanë konflikte.

Në 45 ditë duhet të vijë një kundërshti e argumentuar, nëse jo lista kalon në Këshillin Bashkiak, ai e miraton dhe personi e çon aplikimin, pra vetëm për leje, jo ta shesësh apo me qira. Shkon në instancën përkatëse, aplikon me projektin që do të ndërtosh. Miratohet projekti dhe ti ndërton. Vetëm pasi ti ke përfunduar ndërtimin ti merr titullin e pronësisë mbi atë ndërtim. Duhet ta mbaron, nuk mund ta marrësh peng tokën. Nuk ka titull pronësie pa investuar në atë tokë. Ligji thotë që në çdo rast se në një kohë shfaqet dikush tjetër që është pronari, pastaj i takon shtetit që ta kompensojë personin. Kjo është trajektorja që ndjek kjo paketë dhe është shumë pro biznes. Shumë e favorshme”, u shpreh kryeministri.

Advertisement