Politike
Rama përplasje me eurodeputeten greke: Nuk paska vetëm tek ne kështu
Rama: Do i përgjigjem zonjës, a ishte nga Greqia. Tashmë kuptohet pse ishte e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Turqia, si Greqia, ashtu si Italia, të treja janë njësoj dhe në politikën e jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. Nuk e kuptova pyetjen tuaj kur vjen puna për Shqipërinë. Ju keni problemet tuaja me Greqinë, shpresoj t’i zgjidhni. Por kur bëhet fjalë për ne nuk krahasojmë dhe nuk zgjedhim mes partnerëve dhe miqve. Kemi mësuar nga e shkuara se fqinjët ajnë aty për të qëndruar përgjithmonë. Gjyshja ime që ishte shumë e mënçur thoshtë, fqinj i lumtur, është shtëpi e lumtur. Dhe e kundërta është e qartë. Kështu që ne nuk kemi frikë për asgjë të keqe që vjen nga Turqia. Por është e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Europës. Pa të, kriza e emigrantëve do të ishte kthyer në një krizë apokaliptike. Ishte Turqia që qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë që bëri. I njoh të dy si Erdogan dhe Mistotakis. Janë njerëzit e duhur për ta zgjidhur. As Turqia dhe as Greqia nuk do ikë.
*ndërhyn Mina Casimati
Rama: Çfarë është kjo? Unë mendova se vetëm në parlamentin shqiptar ka kështu. Unë e përfundova punën time. Kur më pyetën duhet të përgjigjem.
Eurodeputetja Kovac nga Serbia: I nderuar kryeminister, jam e tronditur në emër të PPE-së, ishte mungesë respekti ndaj kësaj organizate. Raporti ishte jo nga delgacioni serb apo rus, ju treguat një mungesë respekti. Ramë dakord që t’ju pyesja për Balkanin e Hapur por nuk munda pas fjalës suaj prej 1 ore, duke mos folur për Shqipërinë por për dicka tjetër. Kam 15 vjet këtu dhe nuk kam përjetuar dicka të tillë.