Kronike
‘Rama po përdoret nga Tony Blair’
Mediat britanike dyshojnë që kryeministri Rama, po përdoret nga Tony Blair dhe Këshilltari I tij, Alastair Campbell, në fushatën e ndërmarrë kundër emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve në Angli.
Një luftë e ftohtë deklaratash, nisi mes Ramës dhe Sekretares së Brendshme të qeverisë Britanikë, Suela Braveman, ku kjo e fundit e cilësoi Shqipërinë si pushtuese, ndërsa Rama tha se janë zëra që dalin nga çmendina.
Gazetari i Daily Mail, Guy Adams, bëri një investigim, ku ndër të tjera ai shkruan për gazetën:
Dyshimet janë që Rama, po përdoret që Laboristët e rinj në Angli, të përfitojnë nga situate e krijuar atje, ku kryefjalë të ditës ka emigracionin e shqiptarëve.
Toni Bler dikur e këshilloi Ramën për të bërë fushatën për të marrë pushtetin dhe Cherie Blair ka bërë punë ligjore të paguar mirë për qeverinë e tij. Alastair Campbell ka punuar si këshilltar i tij për PR dhe madje i ka kushtuar një kapitull Ramës në librin e tij ‘fituesit dhe si ia dalin’.