Connect with us

Politike

Rama prezanton paketën e dytë anti-krizë

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku po prezantojnë paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që do të ndërmarrë qeveria për të përballuar krizën energjetike.

‘Do të rriten pagat për administratën, për policinë e shteti dhe për policinë e burgjeve. Paga minimale do të rritet në 34 mijë lekë. Do të indeksohen pensionet e invaliditetit me 7.5%. Ndihma ekonomike rritet me 10%, dyfish ndihmë ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë. Do indeksojmë me 6% pensionet, indeksimi i dytë brenda 2022.’- tha Rama.

Paketa e krizës, Rama: Do indeksojmë pensionet sërish me normën inflacionit, dyfish ndihmë ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë

1662621155_Screenshot4.pngKryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në paketën e dytë anti-krizë, qeveria ka vendosur të bëjë riindeksim të pnsioneve si dhe do të dyfishojë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Në paketën e parë, ndihma ekonomike ishte për gratë me 3 fëmijë, ndërsa tani qeveria ka vendosur të përfshijë edhe gratë me 2 fëmijë në ndihmën ekonomike.”Kriza ka prekur të gjithë botën, Europën dhe Shqipërinë. Dua të jem sa më i përmbldhur se do të kemi kohë e ditë për të shpjeguar. Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme, e shtrirë në një, dy apo tre muaj që do të thotë se kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme për kur e ka fundin e saj dhe angazhimi ynë ësht ëqë t’u japim njerëzve tanë një mbështetje afatmesme, të qëndrueshme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh.Për pensionet, indeksohen zakonisht 1 herë në vit, kjo ndodh në muajin prill. Duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit janë indeksuar edhe këtë vit por për herë të parë do të riindeksohen. Do të riindeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm dhe në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar që kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësiisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar”, tha Rama.

LAJMI NE PERDITESIM

Kriza energjetike, Rama: Çdo kilovat mbi 800 kWH do të paguhet me çmimin e tregut! Ata që kanë vila, të ulin konsumin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije planin e qeverisë për të përballuar krizën energjetike.“Jemi i vetmi vend që ka marrë vendim të prerë për t ë mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët. Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 ose 7% që konsumojnë më shumë se 800 kËh,. Flasim për konsumatorë familjarë me vila, pishina, me oborr të madh, ndriçim dekorativ për të cilët nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe taksapaguesit. Çdo kË mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize. Sikundër e kemi përsëritur disa herë”, tha Rama.

Paketa e krizës, Rama: Do indeksojmë pensionet sërish me normën inflacionit, dyfish ndihmë ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në paketën e dytë anti-krizë, qeveria ka vendosur të bëjë riindeksim të pnsioneve si dhe do të dyfishojë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Në paketën e parë, ndihma ekonomike ishte për gratë me 3 fëmijë, ndërsa tani qeveria ka vendosur të përfshijë edhe gratë me 2 fëmijë në ndihmën ekonomike.

“Kriza ka prekur të gjithë botën, Europën dhe Shqipërinë. Dua të jem sa më i përmbldhur se do të kemi kohë e ditë për të shpjeguar. Paketa është konceptuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme, e shtrirë në një, dy apo tre muaj që do të thotë se kemi marrë në konsideratë faktin që kjo krizë është e një natyre të paparashikueshme për kur e ka fundin e saj dhe angazhimi ynë ësht ëqë t’u japim njerëzve tanë një mbështetje afatmesme, të qëndrueshme dhe të ndërhyjmë në një sërë drejtimesh.

Për pensionet, indeksohen zakonisht 1 herë në vit, kjo ndodh në muajin prill. Duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit janë indeksuar edhe këtë vit por për herë të parë do të riindeksohen. Do të riindeksohen të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm dhe në 9.5% si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar që kemi indeksimin e përvitshëm. Bëjmë ndërhyrje me indeksim 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do të rrisim me 10% ndihmën ekonomike dhe do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë familjare me 2 fëmijë. Të gjitha gratë që janë në kushtet e papunësiisë, do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar”, tha Rama.

Rama: Rrisim përsëri pagat e mjekëve dhe mësuesve, paga minimale do të shkojë në 34 mijë lekë

1662621812_WATERMARKREPORTtv.00212705.Still007.jpg

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e dytë anti-krizë. Kreu i qeverisë tha se do të rriten pagat për administratën, punonjësit e policisë së shtetit dhe të burgjeve. Kryeministri Rama u shpreh se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës së autobusit.

‘Do ti rrisim përsëri pagat e mësuesve dhe mjekëve. Do të rrisim pagat për administratën dhe do të rrisim po ashtu pagat për policinë e shtetit dhe policinë e burgjeve edhe këto trupa që kishin mosrritje pagash prej disa kohësh. Ndërhyrja tjetër do të jetë edhe rritja e pagës minimale. Nga 32 deri në 34 mijë lekë. Më këto ndërhyrje besojmë se përmirësojmë në aspektin financiar paketat e natyrës një pako për dy apo për tre muaj  dhe krijojmë një bazë të rëndësishëm të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive në raport me situatën e inflacionit dhe garantojmë me laps në dorë mosrënien dramatike të fuqisë blerësë. Qendrojmë në tre pika që kishte paketa tjetër, në të njëjtën qasje mbështetja për naftën pa taksa për femerët, për TVSH-në e peshkimit, për mosprekjen e çmimit të biletës së transportit.’- u shpreh Rama.

Kriza energjetike, Rama: Çdo kilovat mbi 800 kWH do të paguhet me çmimin e tregut! Ata që kanë vila, të ulin konsumin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije planin e qeverisë për të përballuar krizën energjetike.

“Jemi i vetmi vend që ka marrë vendim të prerë për t ë mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët. Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6 ose 7% që konsumojnë më shumë se 800 kËh,. Flasim për konsumatorë familjarë me vila, pishina, me oborr të madh, ndriçim dekorativ për të cilët nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe taksapaguesit. Çdo kË mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize. Sikundër e kemi përsëritur disa herë”, tha Rama.

 

Advertisement