Connect with us

Politike

Rama rikonfirmon Veliaj-n: Do ‘shkrijë’ çdo pjellë…

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar se për Bashkinë e Tiranës do të rigarojë Erion Veliaj. I ftuar në “Real Story”, Rama tha se me bindje se Veliaj do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës. Duke i konsideruar ‘pjellë’, kreu i qeverisë tha se Veliaj do të ‘shkrijë’ çdo kandidat të primareve të dalë nga Opozita.

“Unë them që mos ta zgjidhim këtë shqetësim për ata që e kanë, është Erion s’është Erion është njëshqetësim luksoz. Do bëjmë ndonjë muhabet serioz tani, se deri tani po flisnim për çështje serioze. Nuk e di a është Erioni apo jo kandidat, por di që Erioni do jetë kryetar Bashkie, nuk diskutohet që çfarë do lloj pjelle të nxjerrin ato pseudo-primaret, Erioni do ta shkrijë,”- tha Rama. 

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 maj të vitit 2023 dhe Rama ka rikonfirmuar disa prej kryebashkiakëve aktualë, por ende nuk ka një listë zyrtare. Nga ana tjetër, Opozita është duke zhvilluar procesin e primareve. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një “kontratë” bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë tre kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Advertisement