Connect with us

Aktualitet

Rama rrëzon ERE për çmimin e energjisë

Sot Enti Rregullator i Energjisë njoftoi se në muajin nëntor dhe dhjetor, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 kilovat.

Por kryeministri Edi Rama, rrëzoi vendimin e ERE-s duke thëne se qeveria nuk ka vendosur ende fashën e re të energjisë elektrike për 800 kwh. Rama bëri të qartë se ERE vendos çmimin, por aplikimin e vendos qeveria. Ai tha se fasha e re e energjisë nuk është vendosur ende, pasi ka pasur reshje.

“Ne jemi të vetmit që as kemi rritur çmimin për familjen dhe biznesin e vogël, as nuk kem i vendosur ende asnjë fashë. E vërteta është se ne çmimin e kemi mbrojtur. ERE vendos çmimin, ne vendosim nëse do e aplikojmë te qytetarë. Ne do të paguajmë diferencën”, tha Rama.

Advertisement