Politike
Rama: Selaniku, qyteti ku shqiptarët kanë pasur rolin e tyre për shekuj me radhë
Edi Rama në Selanik: Nga leximi i të ardhmes me sytë e së shkuarës, prej ku gojët e mykura, ushqehen me frytet e kalbura të nacionalizmave ballkanike dhe jashtëqisin helmet e historisë të përdorura si mjete lufte, ndërkohë që lëndojnë popujt e këtij rajoni, leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye, po aq sa vite shqiptarët dhe grekët kanë ndarë diellin, për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar, për t’i parë hapësirat e njëri-tjetri si hapësira zhvillimi, bashkëpunimi dhe mirëqenie të përbashkët. Jo si copa kartash të vjetra ku kultivohen drurët e shtrembër të nacionalizmit.
Selaniku është qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e tyre të pamohueshëm për shekuj me radhë, herë si ushtarët, herë si tregtar, herë si punëtorë e herë si problematikë, si njerëz me mendje të ndritur. Kanë vendosur gurët e një modeli bashkëjetese dhe bashkëveprimi, ku të vetmit kufij për të kapërcyer ishin kufijtë e imagjinatës.
Në këtë qytete, Evropa ideale e pakufij është njohur në jetën e përditshme shumë kohë më parë se sa të shfaqej në formën e traktateve. Shpirti i tolerancës, i lirisë është mishëruar këtu shumë para se të kthehej në kriter përkatësia shumëkombëshe nën flamurin me shumë yje të BE. Në Selanik, shqiptarët gjetën zë, parafytyruan një të ardhme lirie, barazie, u mblodhën këtu edhe si aktivistë, shkrimtarë dhe mendimtarë, në këtë qytet që mish urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. Këtë takim tonin e kam pritur me padurim, sepse të takosh shqiptarë në Selanik është një mund për të depërtuar thellë në një vend kozmopolit. Më kujtohet një autor që thoshte se kur mbërriti në Selanik, ndjeu një Greqi tjetër, më shumë të lidhur me popujt fqinj, gjuhët dhe kulturat e tjerë. Jam sot me ju kur sapo ka hyrë nëntori, muaji i Pavarësisë dhe Çlirimit, dy datat tona më të mëdha për të sotmen tonë europiane. Por si shqiptar dhe selanikas ju keni kremtuar pak ditë më parë festën e pajtoit të qytetit. Shën Dhimitri ka qenë në të dalë të vjeshtës rregullatori i jetës. Në Shën Gjergj, shqiptari kapërcente fshatin për bukën e gojës, ndërsa në Shën Dhimitër kthehej me fitimet e tij në shtëpinë e vetë. Këtij qyteti shqiptarët i kanë dhënë një pjesë domethënëse të ngjyrës së vetë, i ka dhënë ndoshta një jetë të dytë. Sepse ju duhet ta dini dhe t’ua mësoni me krenari fëmijëve, se ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob historik.