Politike
Rama: SHBA ka një borxh për të larë, reagon Basha

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në borxh me Shqipërinë për strehimin e MEK. I ftuar në Real Story, ai tha se strehimi i MEK ka sjellë pasoja për vendin, si sulmi kibernetik nga iranianët dhe se SHBA-të ua kanë borxh shqiptarëve këtë gjë.
“Aleancat nuk janë menu që të pëlqen të marrësh pjatën e parë dhe jo të dytën. Ke detyrimet e tua dhe momentet kur e bën veten të vlefshëm për aleatët e tu më të mëdhenj. Ne ofrojmë shtëpinë tonë, ata duhet të garantojnë jetesën e tyre dhe ju duhet të garantoni sigurinë. Sot është e qartë se ne kemi bërë tonën, ata kanë mbrojtur veten, ndërsa aleatët tanë kanë një borxh për të larë me ne. Sepse duhet ta themi këtë gjë, ta themi troç, ka një borxh për të larë me ne. Do shohim, do u vijë koha e do shohim se si do e lajnë këtë borxh,”- tha Rama.
…
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se aleatët tanë SHBA- kanë një borxh për të larë për Shqipërinë, duke ju referuar strehimit të anëtarëve të opozitës iraniane në kampin MEK, ka reaguar ish-kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha.

