Politike
Rama shpall betejën finale: Pensionistët nuk do vuajnë më…

Kryeministri Edi Rama gjatë mitingut hapës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, foli edhe për programin elektoral të PS.
Rama tha se pensionet mesatare do të arrijnë në 400 euro. Pensioni minimal, tha Rama, synohet të arrijë në 200 euro.
Sa i takon pagave, kreu i qeverisë shtoi se synohet rritja e pagës mesatare në 1200 euro, ndërsa paga minimale nga janari 2026 do të jetë 500 euro.
Edi Rama: Mund të mbyllim negociatat me BE brenda 2 viteve, rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar, e gjetëm 10 mld euro në 2013, nga 25 mld euro që është sot, në 35 mld euro. Rrisim të ardhurat për frymë në 15 mijë euro. Mund të rrisim pagën mesatare, e gjetëm 372 euro, nga 1 mijë euro që është sot në 1200 euro. Pagën e përgjithshme mesatare që ishte 322 euro nga 830 euro që është sot në të paktën 1 mijë euro. Pa harruar pensionet dhe pensionistët, jemi të vetëdijshëm kanë përfituar më pak nga të gjithë, do rrisim mesataren në 400 euro, ndërsa minimumin do ta synojmë deri në 200 euro, ose pagën minimale që ishte 157 euro, ne, u them atyre se që prej janarit 2026 nga 400 euro, në 500 euro. Në Shqipërinë 2030 do të jetë 650 euro.

