Politike
Rama: Shqipërinë e mafies dhe drogës e kemi lënë në të shkuarën
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur pjesëmarrësit nga 38 vende të botës në Konventën e Turizmit përmes një mesazhi ku tregon se Shqipëria nuk është ajo që lexojnë në media duke thënë se ka mbetur në të shkuarën krimi, droga, prostitucioni e mafia.
“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Kështu shkruan Kodi i shqiptarëve i pari ligj i shkruar i këtij vendi këtu e më shumë se 5 shekuj më parë dhe për sa kohë zoti na vjen në derë përmes atij që shfaqet në pragun e shtëpisë sonë, ky i fundit është zot shtëpie për aq kohë sa qëndron mes nesh. Miq të ardhur në 38 vende të botës, ndihuni zotër në shtëpinë tonë. Shijoni sat ë mundeni dallimin mes stereotipin e Shqipërisë në mediat tuaja dhe perceptimit të vetë shqisave tuaja për vendin krejt tjetër ku keni ardhur sot. Ky që shikoni është i vërteti ndërsa vendi i krimit, i mafies, krimit, drogës, prostitutave e plehrave, hajdutëve e lypsave është pjesërisht një vend të cilin ne e kemi lënë pas në të shkuarën dhe pjesërisht që e mban gjallë në retorikën e tyre dashakeqe dhe spekulante vendas dhe të huaj me gojën e tyre apo penën e tyre”, tha Rama.