Connect with us

Kosova

Rama: Shqiptarët duhet të bashkohen, rrugën se si arrihet kjo, unë e Albini e mendojmë ndryshe

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se marrëdhëniet e tij me homologun Albin Kurti janë shumë të mira, duke i cilësuar takimet e tyre “frymëzuese”.

Shqiptarët duhet të bashkohen. Po, sigurisht që edhe të njëjtën gjë do dhe Albini por, rrugën se si shkohet deri atje unë e mendoj ndryshe, Albini e mendon ndryshe“, theksoi Kryeministri.

Blendi Fevziu: A jeni dakord me këtë ide të Kurtit?

Edi Rama: Nuk dua të hyj në një çështje e cila është çështje e shpatullave të Kryeministrit dhe autoriteteve në Kosovë. Dihet botërisht që unë kam idetë e mia dhe qasjen time, qëllimi është i njëjtë, mendoj që Serbia duhet të njohë Kosovën, dhe të kërkojë falje dhe në fund të këtij procesi shqiptarët duhet të bashkohen.

Blendi Fevziu: Shqiptarët do të bashkohen?

Edi RamaShqiptarët duhet të bashkohen. Po, sigurisht që edhe të njëjtën gjë do dhe Albini por, rrugën se si shkohet deri atje unë e mendoj ndryshe, Albini e mendon ndryshe. Por është Albini Kryeministri i Kosovës dhe i duhet të zgjedhë, unë i uroj të gjitha të mirat dhe suksese dhe realisht e realizoftë se ndoshta jam unë gabim.

Advertisement