Politike
Rama: Sikur kishin dalë nga shpella…ne i dhamë buzëqeshje
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka bërë një koment rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u shpreh se rajoni duhet të rrijë bashkë me BE pasi ka shtresa të ndikimit rus që mund të sjellin problematika të mëdha. Edhe për Serbinë thotë se është e përfshirë, pavarësisht sanksioneve.
“Në vendet e tyre, ndikimi rus është real. Në Shqipëri, askush nuk do t’ja dijë për Rusinë kështu që e hoqën qafe Stalinin më parë dhe tani po u hyn nga dera e pasme. Rajoni duhet të rrijë bashkë dhe BE bashkë me të. Ekzistojnë këto shtresa të ndikimit rus. Në një qasje jo shumë aktive nga BE, gjërat mund të përfundojnë në një telash e të bëhen problematike. Prandaj duhet të jemi bashkë. Edhe Serbia është e përfshirë deri më tani. Jo tërësisht kur vjen fjala për sanksionet por për dënimin e agresionit”, tha Rama.
Samiti në Tiranë, Rama në Bruksel: Mesazh që BE ka nevojë për ne, po aq sa Ballkani për unionin
“Ne kemi ardhur nga ferri por jo nga ai francez, kemi qenë tërësisht të izoluar. Për në Jugosllavia ku jetonin këta djem këtu ishte një lloj planet i lirisë, më mirë se BE në ca mënyra. Përveç vëllezërve e motrave tona kosovare. Por, faktikisht ne natyrshëm u bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE saqë askush dhe asgjë nuk mund të na ndryshojë.
Ne do të jemi këtu të mbrojmë BE nga BE deri në fund, nëse duan të largohen ne do t’iu themi s’do të ikin. Ata nuk po e hapin derën për ne të hymë, por ne duke qenë të dora nuk i lëmë të dalim. Për të qenë seriozë samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, më e rëndësishme në marrëdhëniet me jashtë të Shqipërisë. Në kanun, ka një pjesë të rëndësishme, shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut. Nënkupton që çdo mik është vullneti i zotit. Dje kishim perëndi e miq, se perënditë e BE erdhën në Shqipëri, ishte e jashtëzakonshme. Por më shumë se çdo gjë tjetër për rajonin për mua ishte një sinjal i qartë që është kuptuar tanimë që BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani perëndimor”, tha Rama.
I pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi. ky i fundit nuk ishte i pranishëm në Samitin e djeshëm në Tiranë.
Dritan Abazoviç tha se kryeministri Rama është mjeshtri i evenimentit. Sipas tij, ka të bëjë më shumë me thelbin dhe ishte mirë që shumë udhëheqës evropianë shkuan në Tiranë për t’i dhënë mbështetje Ballkanit Perëndimor.
“BE-së i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë, që duhet të mbetet tërheqëse për ato vende që duan të anëtarësohen në BE. Nëse BE nuk e kupton që duhet të mbajë derën hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor mendoj që të gjithë do të humbasin”, tha Abazoviç.
Takimi i djeshëm ishte mjaft i suksesshëm dhe marrëveshjet e firmosura ishin shumë të rëndësishme.
“Mesazhi im është, le të përpiqemi të gjithë së bashku. Nuk është e vështirë të shohim se cilat janë çështjet ku mund të kemi një zë dhe një kërkesë. Përgëzoj Shqipërinë dhe MV për zhbllokimin e procesit të BE-së. Mendoj që kanë pritur shumë kohë dhe vendimmarrja nga ana e BE-së duhet të jetë më efektiv”, tha Abazoviç.