Connect with us

Politike

Rama: Sot hapim një tjetër grup kapitujsh të negociatave me Unionin

Mbahet këtë të hënë, 14 Prill, në Luksemburg, konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku pritet të hapen një tjetër grupkapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Unionin evropian.
Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka ndarë foto nga takimi i djeshëm me emigrantët në Milano, përmend edhe lajmin e hapjes së grupkapitujve të tjerë.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e madhe, e falenderimin e përulur, për mikpritjen e djeshme të shqiptarëve të Italisë në Milano, si edhe me lajmin e bukur të hapjes sot të një tjetër grupi kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.
Sot do të hapet grup kapitulli për “Tregun e Brendshëm”, që do ta çojë në 3 grupkapitujt me të cilin Tirana zyrtare nis bisedimet me Brukselin. Hapja zyrtarisht e këtij klasteri, i cili përfshin 9 kapituj, prek fusha themelore për integrimin ekonomik dhe tregun e lirë, përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve, kapitalit, pronësinë intelektuale, shërbimet financiare, mbrojtjen e konsumatorëve etj.
Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Europian, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve themelorë që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.
Hapja e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm” konsiderohet i rëndësishëm pasi ndihmon Shqipërinë të afrohet me standardet e BE-së për ekonominë e tregut dhe të drejtat e konsumatorëve. Pas kësaj konferencë tyë katërt ndërqeveritare Shqipëria është në pritje të një date tjetër për hapjen e një tjetër klasteri, ajo për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirësë, që do ta çonte në 4 numrin e grupkapitujve nga 6 gjithsej në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Advertisement