Politike
Rama sulmon njerëzit e tij: Administrata ka pjesën e saj të zezë, janë turp kombëtar
Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, se administrata ka një pjesë të bardhë, por edhe një pjesë të zezë.
Ai tha se inkurajon prokurorët e SPAK, që me punën e tyre ta zvogëlojnë pjesën e zezë të administratës. Sipas tij, ajo pjesë është një turp kombëtar dhe popullor.
Rama: Shqipëria ka një administratë publike, që ka një pjesë të bardhë, por ka edhe një pjesë të zezë, ku fatmirësisht sot arrin të merret drejtësia, përfitoj nga rasti të falenderoj dhe të inkurajoj prokurorët e SPAK dhe me shpresë edhe të tjerë në prokuroritë e zakonshme që të bëjnë gjithçka që munden që ta zvogëlojnë përditë atë pjesën e zezë që është një turp kombëtar, turp shtetëror, turp popullor, turp për të gjithë. Ama pjesa e bardhë e administratës nuk është opinion, unë kam pasur pagjumësi kur ka nisur procesi i diagnistimit, nga ideja që administrata, sepse në këtë proces është përfshirë një numër i madh punonjësish, ekspertësh drejtuesish të administratës, 1746 persona që nuk kanë shkuar në Bruksel se i kemi zgjedhur ne, por për shkak të pozitës.