Politike
Rama takim me diasporën në Athinë, pritet në aeroport nga ambasadorja shqiptare në Greqi
Kryeministri Edi Rama nis sot turin e takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” me ndalesën e parë në Athinë. Takimi pritet të nisë në orën 11:00 në stadiumin “Galatsi”, në sallën “Christmas Theater”. Rama pritet të mbërrijë në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00 dhe për mbarëvajtjen e këtij takimi janë marrë masa të rrepta sigurie me qindra punonjës policie.
Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” në Athinë teksa u pritën nga ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga. Për vizitën e Ramës janë marrë me masa të rrepta sigurie, me qindra policë që do sigurojnë mbarëvajtjen e takimit të kryeministrit me emigrantët shqiptarë.