Politike
Rama takohet me Giorgia Melonin
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali. Mësohet se Rama do të niset drejt shtetit fqinj me datë 2 dhjetor.
Kreu i qeverisë së Shqipërisë do të takohet me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, për herë të parë pasi kjo e fundit mori detyrën.
Politikania italiane një muaj më parë është betuar si kryeministre e re e Italisë, duke u shndërruar në gruan e parë në historinë e vendit që mban këtë post.