Politike
Rama takon Begajn: Do ndërrojmë ambasadorët
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se në takimin me Bajram Begajn ka kërkuar që të përgatitet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se do të ndryshohen disa prej ambasadorëve të vnedit tonë. Ai shton se po përgatiten ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike,”- shkruan Rama.
Kryeministri zhvilloi një takim me Begajn këtë paradite. Për 50 minuta, ai u mbyll në zyrën me Kreun e Shtetit. M ë pas, Rama u drejtua për në Pallatin e Kongreseve ku po takohet me drejtuesit e disa prej institucioneve. Në orën 13:00, Rama do të mbledhë dhe drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.