Politike
‘Rama të qërohet’, Berisha: Klubi i PS-së parti krimi

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi ditën e sotme nga selia blu në Tiranë se protesta e opozitës më 12 nëntor do jetë më e forta që ka njohur ndonjëherë Shqipëria.
“Secili demokrat duhet të konsiderojë që ne jemi në betejë. Ne kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës, mos të kemi iluzione. Nuk ka vota me Edi Ramën, nuk ka votim, ky na sfidoi haptas në Peshkopi, do ta bëjmë cunam, tërmet, zotohet se prapë do të na vjedhë votat. E ka shndërruar në fiktiva Partinë Demokratike e Parlamentin, s’e imagjinoni dot se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar, se si funksionon pa ligje. Shkojmë për hir të zgjedhësve, por aty është turp të futesh, sillen si rrugeçër, qoftë me fjalorin e me rregulloren, me të gjitha. Me vështirësira të jashtëzakonshme. Dorëzojmë ligje dhe nuk i paraqesin, sikur është klubi i PS-së, parti krimi, parti droge, kemi dorëzuar ligjin e lustracionit, nuk e paraqesin sepse votojnë amendamentin e Taulant Ballës që në fakt i mbyll dosjet, nuk i ha. Duhet thotë që kërkesa të jetë në proporcion me interesin dhe këtë e përcakton Edi Rama. Kemi dorëzuar rezolutën prej 3 muajsh, sikur nuk jemi deputetë. Rezolutën për genocidin në Kosovë e mban Linda, është një automate që zbaton porositë e Ramës. Nuk mund ta mbajë kurrë, ka rregullore për mënyrën se si veprohet. Të gjitha këto gjëra kanë një emër, Edi Rama, ky është vasal, ky u thotë shqiptarëve që një udhëtim me charter kushton se gjysma e paraardhësit tim. Sikur shqiptarët hanë bar, nuk e dinë se çfarë do të thotë të udhëtosh me charter dhe çfarë me linjë tregtare”, deklaroi Berisha.

