Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Rama tërhiqet nga “Ballkani i Hapur”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, duek lënë të kuptohet se nisma ka përfunduar. Rama tha se “Ballkani i Hapur” nisi si një iniciativë për për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, që tahsmë do të jetë përparësi për rajonin. Për Euronews, Rama shtoi se se Samiti i parë do të mbahet në Tiranë këtë vit.

“Procesi i Berlinit është tani më aksi ynë kryesor. “Ballkani i Hapur” ishte një iniciativë e cila lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit, dhe e ka kryer tani atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit, sepse e kemi këtë mundësi, e kemi në Tiranë. Kemi mundësinë ta zotërojmë si proces, me mbështetjen e madhe që kemi nga Gjermania, nga Kancelari Scholz por edhe nga gjithë të tjerët.

Procesi i Berlinit është e ardhmja jonë, unë po përgatitem të bëj një udhëtim në rajon. Dua të shkoj t’i takoj të gjithë kryeministrat edhe presidentët, edhe në Shkup, edhe në Prishtinë, edhe në Beograd edhe në Sarajevë edhe në Podgoricë, për t’i informuar lidhur me çfarë po bëjmë”, ka deklaruar Rama.

Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i hapur”, e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.

Nisma fillimisht është quajtur “Mini Schengen” dhe parashikonte lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Në korrik të vitit 2021, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i hapur”.

Kosova ka qenë kundër kësaj nisme që nga fillimi, ku kryeministri Albin Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Advertisement