Connect with us

Politike

Rama ultimatum kryebashkiakëve: Të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët tha se të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen.

Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve të PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë. Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar”, u shpreh Rama.

Këtë të premte gjatë takimit për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat ndaj kryebashkiakëve për funksionimin e strukturave.

Rama nuk la pa përmendur edhe emra të përveçëm, përfshirë kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha, atë të Lushnjës dhe Shkodrës.

E vetmja bashki që u shpëtoi kritikave, ishte ajo e Cërrikut, ku Rama e mori si shembull pozitiv për kryebashkiakët e tjerë në lidhje me përpunimin e mbetjeve.

Kujtojmë se disa ditë më parë Rama kërkoi dorëheqjen e drejtorëve të bashkive Vlorë, Durrës dhe Fier.

Pas ultimatumit të kryeministrit, drejtorët e bashkisë Vlorë dhanë dorëheqjen së bashku me të Durrësit dhe ata të Fierit.

Advertisement