Politike
Rama: Vitin e ardhshëm pensionistët do të marrin kartën e tyre
“Akoma sot në 2023 pensionet merren në zarf dhe pastaj dalin grupe kriminale brenda postës siç ishte një grup diku lart. Grupe të organizuar brenda postës që merrnin pjesën e tyre. Zarfet që shkojnë me korrierë paguhej korrierë pafund me një sistem që kemi pasur një aleat të vogël. Kishim dikur një aleat të vogël që tha se do bëhej më i madh se PS dhe këta korrierët e postës do t’i përdorete për partinë e vet. Në 2024 ne pensionistëve do tu japim kartën e tyre dhe do e fillojmë tani projektin pilot dhe ne pensionistëve do u japim kartën e tyre dhe pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe kudo ku shkojnë do të përdorin kartën e tyre. Do na mërziten bankat,” tha Rama.